Gratë e Futbollistëve!

Ata janë futbollistë të njohur dhe të talentuar,me një karrierë të suksesshme...
por nuk shkojnë pas dhe në jetën e tyre personale. Sipas disa revistave angleze , Premierliga, përsa i përket grave të futbollistëve, është me e njohura për shkak se shumica e tyre janë modele dhe artiste.








Më poshtë po sjellim 10 top-modelet që njëkohësisht janë gra të futbollistëve të njohur të Premierligës. 



1.Sylvie van der Vaart (Rafael Van der Vaart) 

E para që i prin listës është gruaja e mesfushorit ofansiv të Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart. Kjo është Sylvia, e cila edhe pse 33 vjeç dhe më e madhe në moshë se burri i saj, thuhet se kalojnë shumë mirë në mes veti. Sylvia është modele e ANC Model Menagmement.











2.Abigail Clancy (Peter Crouch) 

Të jesh futbollist i Tottenhamit duket se është sikur të jesh më fat, pasi që në pozitën e dytë si gruaja më e mirë në Premierligë është Abigail Marie Clancy (25 vjeç), që është gruaja e Peter Crouch. Ajo është një bionde seks bomb me 1.85 cm gjatësi.

















3.Emily O’Hara (Tom Cleverley) 

Edhe pse nuk ka pasur shumë paraqitje me Manchester United, Tom Cleverley duket se ka një të dashur të cilën di si ta sulmojë dhe normalisht të shënojë gol. Thuhet se e ka trashëguar nga shkolla e mesme. E kjo bukuroshe është Emily O’Hara.













4.Carly Zucker (Joe Cole)

Kjo që po shihni lart në foto është gruaja e futbollistit Joe Cole. Ajo quhet Carly Calder Zucker dhe është 27 vjeçe, përderisa ka flokë ngjyrë kafe dhe sy me ngjyrë të njëjtë. Joe si futbollist i Liverpool’it nuk ishte sivjet në formë, por e dashura e tij duket në formë të mirë.


















5.Natalie Suliman (Kieran Richardson)

Modelja Natalie Suliman shpesh i “kall” britanikët, sidomos kur bën fotografi për veshje të brendshme, por edhe topless. Se ajo është shumë “hot” e tregojnë fotot lart, por kënaqësitë më të mëdha më të i ndien futbollisti Kieran Richardson.


















6.Melanie Slade (Theo Walcott)

Milanie Slade nuk mund të ankohet sepse në krah e ka një bukurosh, sepse pranë saj gjithmonë është futbollisti i Arsenalit, Theo Walcott. Dhe për një futbollist të shpejtë, siç është Theo, sigurisht se duhet edhe një femër e shpejtë A është Melanie ashtu?
















7.Lorena Bernal (Mikel Arteta)

Të gjitha vajzat e mëparshme janë modele,por kjo jo. Bernal është aktore dhe është në lidhje që një kohë të gjatë me mesfushorin e Everton, Mikel Arteta. Si duket Arteta është një mesfushor i mirë, pasi ka arritur që për kaq vite të jetë në lidhje me këtë bukuroshe.















8.Alex Gerrard (Steven Gerrard)

Alexandra Curran është me Steven Gerrard. Siç thonë, vajzat e Liverpool’it gjithmonë janë të bukura dhe e këtillë është edhe Alex, e cila është e gjatë rrafsh 1.75, ka flokë të bardha dhe sy të kaltër. Gerrard thuhet se është shumë i lumtur më të.
















9. Danielle Lloyd (Jamie O’Hara)

Modelja Danielle Lloyd dhe i fejuari i saj futbollist Jamie O’Hara kanë për çka të gëzohen. Ata presin një fëmijë së bashku. Përndryshe, Lloyd ka marrë pjesë edhe në Big Brother në Angli, ku kishte arritur deri në gjysmëfinale.


















10. Tanya Robinson (Steven Taylor)

Kjo bukuroshe që po e shihni është Tanya Robinson dhe është e dashura e Steven Taylor. Një bukuroshe me sy kafe dhe flokë të njëjtë. Ajo që disa vite është pjesë e agjencisë Neon Management.










/zoneelire.blogspot.com/






No comments:

Post a Comment