Grabit në bankë vetëm 1 dollar për t’u futur në burg

Ai quhet James Verone dhe mund të cilësohet pa dyshim një hajdut i veçantë. Ai është prezantuar në një bankë në Karolinën e Veriut dhe i ka paraqitur një pusullë arkëtares, në të cilën shkruhej: “kjo është një vjedhje, më jep një dollar”. Historia e 59-vjeçarit është dramatike në fakt, pasi ai nuk kishte si qëllim grabitjen, por kërkonte të përfundonte në burg. Kjo, për shkakun se ai është i sëmurë dhe ka nevojë të kurohet. Duke qenë se nuk ka para të paguajë kurën, mendoi këtë zgjidhje, në mënyrë që të kurohet falas në burg. Një histori paradoksale, e cila ka mallëngjyer gjithë amerikën.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment