Gordon nesër viziton Kosovën

Në kuadër të turneut diplomatik që po i bën rajonit, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip H. Gordon, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit tonë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë njoftoi se Gordon do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.
Gordon dhe kryeministri Thaçi do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, me të cilin thuhet se detajizohet angazhimi i qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet edukative të Kosovës.
Memorandumi ndihmon realizimin e reformave përfshirë decentralizimin dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin lokal të shkollave fillore, përmirësimin e mësimdhënies përmes vlerësimeve dhe përmirësimin e mundësive për aftësim profesional për mësimdhënësit përmes qendrave trajnuese dhe programeve.
Këto pikësynime do të realizohen përmes një partneriteti në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment