Gjermania kërkon hetime për botërorin 2022.

Ndarja e nikoqirllëkut për organizimin e botërorit në vitin 2022 në Katar ka vazhdon të shkaktojë pakënaqësi të madhe në Gjermani, zyrtarët e së cilës kanë kërkuar serish hetime, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Teo Cvanciger, ka kërkuar hetime të drejtësisë për ndarjen e botërorit.
Cvanciger ka thënë për mediat gjermane se do t’i prezantojë komisionit të federatës gjermane planin në pesë pika kundër korrupsionit në FIFA.
Në lidhje me hetimet 24 anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s mund të detyrohen që të dëshmojnë para gjykatës.
Cvanciger më 1 qershor kërkoi hetime lidhur me ndarjen e botërorit për Katarin në forumet e futbollit, ndërsa tash ka zgjeruar kërkesën për hetime edhe në instancat e drejtësisë.
Akuza me rastin e korrupsionit janë bërë edhe në maj para Parlamentit britanik, të cilat janë bazuar në shkrimet e gazetës “Sunday times”.
Anglia ka qenë kandidat për organizimin e kampionatit botëror 2018, por nikoqirllëkun e fitoi Rusia.

(rtv21.tv)





No comments:

Post a Comment