Gjermania dhe Polonia do të intensifikojnë marrëdhëniet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri polak, Donald Tusk, u pajtuan të thellojnë bashkëpunimin midis dy vendeve të tyre, në një kohë kur Polonia përgatitet të marrë për herë të parë presidencën e radhës të BE-së, më 1 korrik.

Merkeli u përpoq të zbutë rezervat e Polonisë për një marrëveshje midis Berlinit dhe Moskës, për ndërtimin e një gazsjellësi, i cili do të lidhte drejtpërdrejt Gjermaninë dhe Rusinë nën Dtin Baltik.

Polonia ka shprehur rezerva se gazsjellësi mund të ndikojë në mënyrë negative biznesin e anijeve në qytetet port të Polonisë, Szczecin dhe Swinoujscie.

"Ne kemi thënë gjithmonë se nuk duam të avancojmë një projekt në kurriz të një vendi tjetër, veçanërisht jo të fqinjit tonë, Polonisë," tha Merkeli.

Varshava dhe Berlini shprehën synimin e përbashkët për të zgjeruar gazsjellësit reciprokë dhe që të mbështesin dërgimin e naftës ruse përmes Polonisë në Gjermani.

Dy fqinjët e Evropës Qndrore afirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për zgjerimin e BE dhe për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Zyrtarët gjermanë dhe polakë diskutuan gjithashtu mundësinë e hapjes së një ambasade të përbashkët jashtë vendit.

Mnistri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle dhe ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski publikuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Märkische Oderzeitung dhe në gazetën polake Gazeta Wyborcza, në të cilin bënë thirrje për një thellim të marrëdhënieve.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment