“Gërdeci”, Delijorgji për herë të parë në sallën e gjyqit: Nuk kisha dijeni për demontimin

Mihal Delijorgji, një prej të akuzuarve kryesorë për atë që ndodhi në Gërdec, është paraqitur ditën e sotme për here të parë në sallën e gjyqit.

Delijorgji u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve në lidhje me amerikanin Patrik Henry, të cilin tha se e ka njohur në vitin 2006 në ambientet e “MEICO-s”.

Gjatë marrjes në pyetje Delijorgji deklaroi se ishte ai personi që do të financonte projektin, por Patrik Henri do të merrej me anën teknike.

“Nuk kisha dijeni për demontimin dhe as më interesonte. Nga biseda me Henrin, krijova bindjen se ai kishte licencë për demontim. Unë mendoja se në SHBA nuk mund të punosh pa licencë, ndërsa për në Shqipëri nuk isha unë autoriteti kontrollues”, mësohet të ketë deklaruar Delijorgji.

Delijorgji aktualisht është jashtë burgut, pasi gjykata vendosi që ta lirojë atë, së bashku me kreun e “MEICO-s”, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin, për përfundimin e afateve të paraburgimit.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment