Gago kërkon sqarime

Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago do të zhvillojë bisedime me Real Madridin para se të vendosë për të ardhmen e tij në klub. Së fundmi spekulohet se reprezentuesi argjentinas është objektiv i Liverpoolit dhe Benficas, por ai dëshiron të bisedojë me trajnerin Jose Mourinho për të sqaruar pozitën e tij në ekip.

“Asnjëherë më parë nuk më ka ndodhur të pësoj kaq shumë lëndime. Do të bisedoj me Mourinhon e pastaj do të marr një vendim”, tha Gago për TyC Sports. I pyetur rreth interesimit nga Liverpool, Gago u shpreh: “Askush nuk ka biseduar me mua”.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment