Futbolli italian është i pastër

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abate ka insistuar se futbolli italian është i pastër dhe nuk ka nevojë për ndryshime rrënjësore pas skandalit të fundit.

Ndeshje nga Serie A, B dhe Lega Pro dyshohet se kanë qenë cak i basteve që ka sjellë hetime të gjera për mundësinë e kurdisjes së ndeshjeve.

“Nuk është çështje e reagimit të ashpër për të vendosur shembull, por të sigurojmë se respektohen rregullat”, tha kreu i FIGC-s, Abate për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport.

“Ndeshjet nën hetime nuk janë të rëndësisë së madhe, por shfaqin një koncept të ri të kurdisjeve që nuk është më i lidhur me rezultatin sa me pasurimin e disa individëve të caktuar. Ne po ashtu duhet të shohim gotën gjysmë të mbushur. Futbolli italian është i pastër dhe nuk ka nevojë për revolucion për shkak të përfshirjes së disa individëve në këtë skandal. Duke thënë këtë, ne do të rritim shkallën e dënimit për ata që nuk raportojnë përpjekjet për korrupsion”, përfundoi ai.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment