Fushë- Krujë, sekuestrohet arsenal armësh.

FUSHE- KRUJE,- Policia ka sekuestruar një sasi të tërë armësh dhe municionesh në fshatin Zallë, në Fushë- Krujë.
Arsenali i armëve i cili u gjet i fshehur në dy vende të ndryshme, ishte 78 kg tritol, 2 predha kundratanke, 10 mina kundratanke, 21 kuti me ndezësa, 119 kapsolla detonatore, 3 mijë fishekë model 56, 120 metra fitil zjarrpërcjellës, 78 kg tritol, ku dy pako ishin të gatshme për plasje.

Sipas policisë sasia e armëve dhe sasitë e municioneve u gjetën një pjesë në shtëpinë e një shtetasi me inicialet Y.Z, dhe një pjesë në periferi te fshatit.

(panorama.com.al)







No comments:

Post a Comment