Fituesi i çmimit ‘Oskar’ vjen në Shqipëri

Fituesi i 4 çmimeve ‘Oskar’ për këtë vit, filmi britanik “Fjalimi i mbretit”, i regjisorit Tom Hooper, vjen edhe për publikun shqiptar në rrjetin e kinemave Imperial. Pasi rrëmbeu 4 çmime si “Filmi më i mirë”, për regjinë, skenarin dhe aktorin protagonist më të mirë, historia e mbretit gagaç vjen edhe për publikun shqiptar. Colin Firth në rolin e mbretit të Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës, George VI, e ka të vështirë të shfaqet në publik, pasi ka probleme me të folurën, ai belbëzon dhe kjo është drama e jetës së Mbretit, babai i mbretëreshës aktuale Elisabetë II, që iu desh të përballonte vështirësitë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por ai fitoi respektin dhe dashurinë e popullit të tij, mes të tjerash, edhe për kontributin që dha nëpërmjet fjalimeve radiofonike, duke mbajtur lart moralin e vendit. Gjatë çdo fjalimi të tij, pas i qëndron një person që e ndihmon të kalojë problemet me belbëzimin, interpretuar në film nga aktori Geoffrey Rush. Aktorja Helena Bonham Carter, në rol, është bashkëshortja e George VI.

Gjinitë e filmit janë histori dhe dramë, por nuk mungon edhe humori i hollë tipik anglez.
(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment