Filma të rinj

Green Lantern

Kjo javë, ashtu sikurse janë javët pak para fillimit të verës, sjell një film shumë interesant që është bërë hit në SHBA. E tëra ka të bëjë me një zile mistike të gjelbër që e zbulon një pilot, e cila ka fuqi të mbinatyrshme, përderisa skuadrat mund të shohin galaktikën pa problem dhe kështu të arrijnë ose të pushtojnë ose të mbajnë paqen në univers. Një film me regji të Martin Campbell dhe Ryan Reynolds, Blake Lively dhe Peter Sarsgaard në rolet kryesore.

Mr. Popper’s Penguins

Është interesante, sepse edhe këtë javë njëri prej filmave më të mirë të zhanrit komedi në SHBA, është në krye të listës në Box Office. Është ky filmi i “Mr. Popper’s Penguins”, që flet për jetën e një biznesmeni, i cili fillon ndryshimin e shprehive të gjashtë pinguinëve të tij, përderisa e transformon banesën e tij në një dimër të mrekullueshëm me gjëra të tij. Në rolet kryesore të filmit paraqiten Jim Carrey, Carla Gugino dhe Angela Lansbury

Super 8

Një zhanër fantastik ndoshta do t’ju bënte mirë që të mundni paksa stresin e javës. Po flasim për filmin “Super 8”, një film me plot fantazi që flet për dëshminë e një ndeshjeje të një treni misterioz në verën e vitit 1979 në një qytet të vogël, që shndërrohet në një fenomen në tërë vendin. Një film me regji të mjeshtrit, J.J. Abrams dhe me Elle Fanning, Amanda Michalka dhe Kyle Chandler në rolet kryesore.

X-Men: First Class

Edhe ky një film shkencor-fantastik që po preferohet të shikohet nga analistët e Hollywoodit. Filmi zhvendoset në vitin 1962, kur një shkollë dhe një skuadër fillojnë të studiojnë aftësitë e njerëzore dhe supernjerëzore. Në mes të tyre është edhe një person me emrin Erik Lensherr, që ka një armik të se ardhmes në skuadër. Filmi është bërë me regji të Matthew Vaughnit, kurse rolet kryesore luhen nga James McAvoy, Michael Fassbender and Jennifer Lawrence.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment