Federata vendos: Moxhi përjashtohet përjetë nga futbolli!

Të përjashtuar përjetë. Eshtë ky verdikti i Komisionit Disiplinor i FIGC, që pranoi kërkesat e prokurorit Stefano Palaci, duke dekretuar “dënimin me përjashtim nga çdo aktiviteti, istance dhe lidhje me Federatën Italiane të Futbollit” për Luçiano Moxhin dhe Antonio Xhiraudon, ish drejtori i përgjithshëm dhe aministratori i deleguar i Juvntusit, dhe për ish zëvendës presidentin e federatës, Inoçenco Maxini, për skandalin e “Calciopoli”-t.


Asnjë “mëshirë” - Përfundimisht, nuk është pranuar teza që koha e kaluar, pesë vjet nga prononcimet e drejtësisë sportive, mund të konsiderohet një element i “dekadencës” së kërkesës. “Nuk ekzistonte një kufi i përkohshëm”, shkruan Komisioni Disiplinor, duke përsëritur në të tre rastet “tentativën për të ndryshuar klasifikimin nëpërmjet kushtëzimit të sektorit të gjyqtarëve”.

Disiplinori ndërhyn edhe mbi hipotezën që përgjimet bis “të zbuluara” nga avokatët mbrojtës në proçesin e Napolit, mund të kenë lehtësuar pozitën e tre subjekteve, sepse “hipotezat të gjitha për t’u verifikuar nuk lehtësojnë shkeljen e bërë”.

“Lufta” vazhdon – Nuk është thënë sidoqoftë fjala e fundit. Tani, Moxhi, Xhiraudo dhe Maxini mund të apelojnë në Gjykatën e Drejtëisë Federale për shkallën e dytë të dënimit. Në fund mbetet edhe Kasacioni sportiv, i përfaqësuar nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive, pranë CONI-t (Komiteti Olimpik Italian).



(www.sportekspres.com)

No comments:

Post a Comment