Facebook nuk e bën të lehtë largimin e përdoruesve

Duket sikur Facebook-u po e humb "pushtetin e tij" pasi një numër i madh personash po largohen nga rrjeti social. Nëse me të vërtetë jeni të vendosur të largoheni nga Facebook-u ka vetëm dy mundësi: çaktivizimi ose fshirja. Opsioni më i butë është çaktivizimi. Këtë mund ta realizoni mjaft lehtë. Por, Facebook do të "përballet" me ju, duke paraqitur fotot e miqve tuaj dhe mesazhe se sa shumë do t′i mungoni atyre.

Fshirja është diçka më e përfundimtare dhe Facebook nuk e bën të lehtë këtë. Ju duhet të kërkoni në serverat e Facebook për mënyrën e realizimit dhe më pas të dërgoni një kërkesë, e cila duhet të konfirmohet me e-mail.

Facebook thotë se çdo gjurmë e juaja, pas këtij veprimi, do të zhduket nga serverat e saj brenda 2 javësh, dhe ju nuk do të keni mundësi të ktheheni prapa./zoneelire.blogspot.com/



No comments:

Post a Comment