F1, Vettel s’ka rivalë

S’ka rivalë! Kaq mund të thuhet për garën e radhës së Formulës 1, e cila ashtu si shumë këtë kampionat botëror, ka patur të njëjtin përfundim. Sebastian Vettel dominon garën për Cmimin e Madh të Valencia duke u ngjitur për të gjashtën herë në podiumin e vendit të parë në 8 gara të zhvilluara.

Piloti gjerman kryesoi garën nga fillimi duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren, pavarësisht kufizimeve dhe rregullave të reja të FIA-s për të “ndalur” Red Bull.

Vendi i dytë shkoi për Fernando Alonso me Ferrarin, ndërsa në vend të tretë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Mark Ëebber.

Pas kësaj gare, Vettel thellon diferencën në klasifikimin e përgjithshëm duke shkuar në si asnjëherë tjetër në historinë e Formula 1, 186 pikë. Vendi i dytë ndahet nga Jenson Button dhe Mark Ëebber me 109 pikë.

Në këtë garë SebastianVettel vendosi një tjetër rekord, u ngjit për herë të nëntë radhazi në podium, (duke llogaritur edhe garën e fundit të sezonit të shkuar) nga të cilat shtatë herë i pari dhe dy herë i dyti.

Formula 1 rikthehet pas dy javësh me Cmimin e Madh të Britanisë në pistën Silverstone, ku priten të tjera rregulla “anti-Red Bull” dhe kopjuesve të saj.

(top-channel.tv)




No comments:

Post a Comment