Evernote arrin 10 milion përdorues, punetorët i shpërblen me nga një iPad 2

Shërbimi për të ruajtur shënime arriti 10 milion përdorues këtë jave dhe si dhuratë për puntorët e kompanisë prapa produktit ishte një iPad 2, njoftoi dje në blogun zyrtar kompania.

Premtimi për nga një iPad 2 erdhi para pak muajsh kur kompania vuri para vetes synimin që ti arrij 10 milion përdorues para 24 Qershorit, që është edhe 3 vjetori i themelimit të kompanisë. Grupi i punëtorëve që është rreth 60 e pranuan sfiden dhe e fituan me sukses duke i dhuruar kështu vetes nga një iPad 2.

Që nga Janari i 2011, Evernote u rrit me mbi 4 milion përdorues. Ne Techcrunch mund të gjeni dhe të dhëna më të detajuara rreth rritjes së këtij shërbimi. P.sh në maj të 2009 arriti 1 milion përdorues, 2 milion i arriti në dhjetor të 2009, 3 milion në maj 2010, 4 milion në gusht 2010 dhe 5 milion në nëntor 2010.

Evernote ofron shërbimin falas dhe atë me pagesë. Shërbimi me pagesë kushton 5 dollar muaji apo 45 dollar tërë viti dhe ofron gjëra ekskluzive që tek versioni falas nuk gjendet si hapësirë për të ngarkuar gjëra më të madhe, 50 mb hapësirë për shënime etj.

Bashkë me Microsoft Office OneNote janë më të popullarizuarit në këtë kategori vetëm se Evernote shtrihet në më shume platforma (përveqse ne WP7 por janë duke punuar edhe në verzionin për këtë OS)

(tech.al)

No comments:

Post a Comment