Euro shënon rënie historike për shkak të ngjarjeve në Athinë

Rënie e vazhdueshme e monedhës së euros shënohet në bursat ndërkombëtare për shkak të ngjarjeve dramatike në Athinë.

Në mesditë, vlera e euros kishte rënë në 1,42 kundrejt dollarit, një nga çmimet më të ulëta të viteve të fundit.

Rënia e euros ka alarmuar selitë e Komisionit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane që po kuptojnë tashmë se kriza në Greqi përbën një kërcënim të madhë për ekonominë e Europës.

Zhvillimet politike në Athinë të cilat përmbajnë skenare të tilla si rrëzimi i qeverisë dhe rinegociimi i Memorandum kanë shkaktuar tërmet reagimesh në të gjitha bursat ndërkombëtare, dhe sjellin më afër fundit “prerjen” e obligacioneve të qeverisë greke në tregjet ndërkombëtare.

Nëse në orët në vijim nuk do të ketë zhvillime pozitive politike në “dramën” e Greqisë atëhere është mëse e sigurtë se agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit do ta renditin Greqinë në fund të shkallës së klasifikimeve, gjë që do të thotë se “vendi ka falimentuar”.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment