Emine Cunmulaj: Jam martuar shumë e re, nuk fajësoj karrierën për divorcin

Për momentin, Emine Cunmulaj është modelja shqiptare më e njohur në botë, që ka pozuar në kopertinat e revistave prestigjioze, si “Vogue”, “Elle”, “Fashion”, “Marie Claire” etj. E divorcuar, 26-vjeçare, ajo jeton në SHBA, ndërsa sfilon kryesisht në pasarelat e Nju-Jorkut, Parisit, Londrës dhe Milanos, Emina, ku ka ekspozuar ndër vite veshjet e firmave “Versace”, “Dolce & Gabana”, “Fendi” etj.















Së fundmi, gjatë muajit të kaluar, ajo ka qenë edhe në Shqipëri. Në mënyrë shumë private, por që nuk ka arritur dot ta mbajë sekrete. Për më tepër që e ka tradhtuar një foto ku ajo me një fustan shumë seksi dhe pamje joshëse pozon para disa djemve të veshur me kostume popullore shqiptare. Një ndërthurje e traditës me modernen, ideja e së cilës mësohet se i ka ardhur gjatë shëtitjeve të saj në qytetet shqiptare, si Berat, Vlorë, Tiranë etj.



Megjithatë, Emina nuk ka arritur të qëndrojë dot gjatë në Shqipëri, pasi, përveç sfilatave, i ka hyrë një tjetër aventure të bukur artistike, siç është kinemaja. Mësohet se asaj i është ofruar një rol në filmin “Virgin eyes”, angazhim të cilin ajo tashmë e konfirmon dhe thotë që e ka pranuar me shumë kënaqësi. Fundja, ajo tashmë është një femër e lirë, krejt e fokusuar në karrierë, pas një martese fillimisht të lumtur, siç e thekson ajo.



“Jam martuar shumë e re. Nuk e fajësoj karrierën për problemet në jetën martesore”, përgjigjet Emina, ndërsa shton se lidhjet me Shqipërinë do të vijnë duke u forcuar, pasi po reklamon edhe xhinset e një firme shqiptare. Ah, kur përmendet epiteti “shqiptar”, ajo është zemërgjerë… Të gjithë reklamën për xhinset shqiptare po e bën pa para. Dhe diçka e orës së fundit: Sapo mësuam se Emina ka një dashuri të re në horizont… 
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment