Edhe hardhucat dashurojnë (FOTO)

Një pamje e veçantë e kapur nga një fotograf i apasionuar pas kafshëve po bënë xhiron e botës. Nuk janë lejlek, apo shpendë të tjerë të mahnitshëm që shfaqin emocione të njëjta me ato njerëzorë. Aparati ka kapur një moment romance mes dy hardhucave.

Në foto duken dy hardhuca që formojnë një zemër duke u bashkuar me njeri tjetrin. Ndërsa ajo që e bënë më të bukur foton është fakti se mashkulli, ai në krah të djathtë, ka edhe një tufë lule “në dorë”.

Ndërsa në momentin e dytë femra rreshket nga lulja dhe mashkulli i zgjat dorën për ta mbajtur. Fotoja është bërë nga fotografi Aleks Timoshenko. Ai thotë se e ka bërë në shtëpinë e prindërve të tij në Ukrahinë. Timoshnko shton se hardhucat janë kafshë shumë të urta dhe mund të bashkëpunosh me to nëse e kuptojnë se nuk ke ndërmend tu bësh keq.

“Zakonisht, 30 minuta janë të mjaftueshme për ata që t’a kuptojnë se ju nuk doni tu bëni keq. Më pas mund të vazhdoni të bëni foto. Unë asnjëherë nuk kam menduar se mund të jenë aq të apasionuar dhe të dobishme për njëri-tjetrin. Ajo rënie dhe zgjatja e dorës së mashkulli për të kapur është e mahnitshme”, thotë Timoshenko.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment