Dy deputetë amerikanë denoncojnë Presidentin Obama

Dy deputet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikani Rep Walter Jones dhe demokrati Dennis Kucinich, deklaruan sot synimin për të denoncuar Presidentin Barack Obama.

Ata janë shprehur se ky denoncim do të bëhet lidhur me ndërhyrjen e Amerikës në Libi.

Ndërkaq ata nuk saktësuan detajet rreth akuzave kundër Obamës, por sipas shtypit amerikan ka të ngjarë që të ketë lidhje me ligjin e vitit 1973, Rezolutën e Fuqive të Mëdha.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment