Dropulli harron bujqesinë

Fusha e Dropullit dikur një prej hapësirave prodhuese bujqësore më të rëndësishme në vend, sot është e lënë djerrë.

Një pjesë e vogël e saj po kultivohet për te ushqyer blektorine dhe pjesa e mbetur është thjesht kullotë për to. Banorët thonë se nuk ka asnjë interes kultivimi për shkak të mungesës së ujit pas shkatërrimit të rrjetit të kanalizimeve në të gjithë këtë hapësirë.

Ndërkaq ligji për tokën e papunuar parashikon kalimin në fondin e komunave të hapësirave që nuk punohen. Komunat i japin me qira tek të tretët duke i paguar pronarit të dhjetën e vlerës.

Fusha e Dropullit e cila shtrihet përgjatë 20 km në të dy anët e rrugës nacionale Gjirokastër –Kakavije, për momentin duket se nuk ka asnjë shpresë për shfrytëzim.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment