Dialogu Kosovë-Serbi përmirëson jetën e qytetarëve

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri u takua me senatorë nga Franca, ndërkaq u tha se dialogu i karakterit teknik për zgjidhjen e çështjeve praktike kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe do t’i përshpejtojë integrimet euroatlantike.

Në njoftimin për media thuhet se në takimin me senatorët francezë Jean Faure, André Vantomme, si dhe administratorin, Guillaume Renaudineau, të shoqëruar nga ambasadori i Francës, Jean-François Fitou, zëvendëskryeministrja Tahri tha se shteti i Kosovës i është qasur në mënyrë konstruktive dialogut me Serbinë.

“Gjatë këtij takimi u vlerësua rëndësia e qasjeve evropiane në dialog dhe u mirëprit përafrimi i marrëveshjeve të mundshme në fushën e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe çështjet e telekomunikacionit, por u shpreh bindja se do të këtë përparime dhe marrëveshje edhe në fushat tjera”, thuhet në njoftim.

Delegacioni francez premtoi mbështetje për Kosovën edhe në të ardhmen, ndërsa u vlerësua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment