Ç’ndodh në internet në 1 minutë?

Interneti është një botë virtuale ku në çdo sekondë e minutë hyjnë e dalin miliona persona. Agjensia Go-Gulf.com, është përpjekur t’i japë përgjigje pyetjes: Çfarë ndodh në internet, në 1 minute të vetme?


Pas zhvillimit të këtij testi, rezultoi se dërgimi i postës ishte opsioni më i klikuar në botë, me 168 milion të tilla në 60 sekonda. Në rrjetin social Facebook u ndryshuan gjithsej 659 mijë statuse, në Twitter u rrit numri i profileve të rinj me 320 të tillë, ndërsa në Flickr u postuan 6600foto.

Sipas Go-Gulf.com, gjigandi motorrik Google i përgjigjej 694445 kërkesave çdo 60 sekonda, ndërsa në YouTube u ngarkuan 600 video të reja. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment