Cisco: 2015-ta, bum në trafikun e internetit.

Numri i pajisjeve elektronike të cilat mund të lidhen me internetin në vitin 2015 pritet të arrijnë në 15 miljardë – gati sa dyfishi i popullësisë botërore.

Lajmi është bërë i ditur pas një studimi të gjigantit teknologjik Cisco, i cili parashikon se numri i tabletëve, telefonave celularë dhe pajisje të tjera të mençura, do të pësojë një rritje të jashtëzakonshme, çka do të sjellë një trafik të paimagjinueshëm në internet.

Sipas studimit, kjo do të thotë se pas 4 vitesh, intereti duhet të përballojë një trafik prej 40 % më të lrtë, rreth tre miljardë personash të cilët ndodhen njëkohësisht online. “Ajo që po shohim është një rritje e jashtëzakonshme e aparatëve të mençur, të cilat po vënë nën presion gjeneratën e re të interetit. Pyetja që lind ëshë: Si duhet menaxhuar i gjithë ky trafik?”, - ka deklaruar zv/presidenti i marketingut në kompaninë Cisco.

Zgjidhjen e vetme ekspertët e gjejnë te ndryshimi i protokollit version 4 i internetit (IPv4), që aktualisht të mundëson 4.3 miljardë përdorues online, në versionin 6 (IPv6) që lejon gati dyfish më shumë përdorues.

No comments:

Post a Comment