Cila është "surpriza" e Apple për WWDC?

Worldwide Developers Conference fillon me 6 qershor dhe Apple tashmë ka konfirmuar se do të paraqesë shërbimet e saj iCloud, iOS 5 dhe Mac OS X Lion, ndërsa njoftimet për MacBook Air mbeten ende të pakonfirmuara.
Lion, versioni i përditësuar i Snow Leopard, dhe iOS 5 do të paraqiten me përmirësime në këtë konferencë.

Apple gjithashtu mund të prezantojë MacBook Air në WWDC, por kompania nuk e ka konfirmuar akoma këtë. Zërat sugjerojnë se Apple mund të përdorë procesorët e saj A5 në të ardhmen, por kompania ka thënë se do të jetë vetëm një "eksperiment i brendshëm".

Sipas thashethemeve të fundit, iPhone i ardhshëm do të ketë një kamera 8 megapixel, pajtueshmëri CDMA dhe GSM, por mund të jetë vetëm një version i përmirësuar i iPhone 4 me një procesor të ri A5.

(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment