Çeku këshillon EULEX-in të angazhohet në veri.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në intervistën TV “Vijesti” të Podgoricës, të cilën e transmeton QIK-u, ka kritikuar efektin e EULEX-it, duke i bërë thirrje që të angazhohet më shumë në veri të Kosovës, siç tha, “në tokën e askujt, ku lulëzon krimi i organizuar”.
Sipas Çekut, misioni BE-së “nuk ka dhënë rezultate të pritura”, sepse për tri vjet “askush nuk është arrestuar” për krim të organizuar dhe korrupsion.

Gjithashtu Çeku ka thënë se Serbia po bëhet “pengesë e bashkëpunimit rajonal, ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se po i ngadalëson përpjekjet për krijimin e paqes dhe sigurisë në rajon”.

Më tutje, ministri Çeku theksoi se nuk ishte në rregull që ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, javën e kaluar, nuk mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të “Kartës së Adriatikut”.

“Serbia gjithnjë veten e vendos në anën e problemit”, tha Agim Çeku, në intervistën për një kanal televiziv në Podgoricë. Ai vlerësoi se "ka kaluar koha e konflikteve në rajon" dhe se “nuk ka ide për Shqipërinë e Madhe, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka kthim të gjendjen para vitit 1999 dhe nuk ka bashkim me cilindo shtet tjetër”.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment