Capello distancohet nga Interi

Fabio Capello, është kandidat për të zëvendësuar Leonardon në Inter, kanë njoftuar mediet italiane të shtunën.

Leonardo është larguar nga klubi dhe pritet të emërohet drejtor sportiv në klubin francez Paris-Saint Germain, ku luajti gjatë sezonit 1996/97.

Ndërsa Capello spekulohet me rikthim në Itali. I pyetur për interesimin nga Inter, ai tha për Sky Italia: “Jam në Marbella, në diell me nipat e mi. Nuk jam i vetëdijshëm për atë që thuhet sepse në shtëpi nipat e kanë marrë kontrollin e televizionit”.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment