Cameron: Baballarët që braktisin fëmijët duhet të damkosen.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka nxitur polemika në Angli, duke deklaruar se baballarët që braktisin fëmijët e tyre, duhet të damkosen dhe të tregohen me gisht nga shoqëria.“Prindërit që largohen duhet të ndjejnë forcën e plotë të turpit për veprimet e tyre”, është shprehur Cameron, duke theksuar se ata duhet të shihen njësoj si shoferët e dehur.
Në kuadër të Ditës së Babait, kryeministri britanik ka thënë se është e papranueshme që nënat t’i rrisin vetëm fëmijët e tyre.

(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment