Bulqizë, minatorët në grevë

Rreth 80 minatorë të firmës konçensionare Albanian Chrome ACR, që veprojnë në Zonën D të minierës gjatë ditës së sotme janë hedhur në grevë 8 orëshe, duke bllokuar kështu punën në shenjë proteste për mos plotësimin e pikave të kontratës së punës të nënshkruar midis ACR-së dhe minatorëve të kësaj zone, të cilët veprojnë si nënkontraktorë të ACR-së.

Ndër të tjera minatorët kërkojnë që të paguhet inflacioni 4% dhe të hiqet tatimi i siguracionit të trajtimit të ushqimit i cili trajtohet me 11.7%.

Kontrata nënkontraktore është tejet skandaloze, thonë minatorët, të cilët kërkojnë të paguhet transparenca e evadimit të kromit, pasi janë vjedhur 480 ton krom.

Punëtorët e ACR-së të paguhen për çdo vjedhje minerali kromi që është bërë brënda ACR-së.

Ndërkohë kërkohet që edhe punëtorët e rinj të pajisen me kontrata pune, pasi aktualisht punojnë në të zezë brënda kontratës së ACR-së.

Ndërkohë në këtë grevë njëditore të minatorëve të Zonës D u kërkua që të mos hiqet nga puna asnjë punëtor i ri pasi në të kundërt ne do hidhemi në grevë pa mbarim.




(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment