Britani, rikthehen letra e shkruara me dorë

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Në Britani janë rikthyer fuqishëm letrat e shkruara me dorë. Pavarësisht se tashmë ekzistojnë email-et, sms-të, rrjetet sociale, ku komunikimi është masivizuar në maksimum, për shkak se është shumë i shpejtë, britanikët i janë rikthyer sërish letrave që dërgohen me postë. Kancelaritë në Angli, të cilat ishin drejt zhdukjes, kanë rritur në maksimum shitjen e letrave dhe stilolapsave. John Lewis, nga Oxford Street, ka deklaruar se shitja e letrave në Angli është rritur me 79%.


(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment