Bosnja dhe Mali i Zi vendet më të pasigurta

Bazuar në një hulumtim të “Euromanias”, me të cilin janë bërë vlerësimet politike, ekonomike dhe strukturale të rrezikut, shtetet më të sigurta janë vlerësuar të jenë Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Danimarka dhe Suedia, ndërsa në mesin e 10 më të lartave janë edhe Singapori, Finlanda, Kanadaja, Holanda dhe Gjermania.
Përveç shteteve perëndimore që janë renditur lartë sa i përket sigurisë hulumtimi i “Euromanias”, ka publikuar të dhëna edhe për vendet ballkanike.
Bazuar në vlerësimet e treguara nga hulumtimi në fjalë, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi janë dy shtetet ballkanike që renditen më së larti në listën e shteteve më të rrezikshme në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore.
Bosnja renditet e 130-ta, ndërsa Mali i Zi zë vendin e 107-të në raportin global të qershorit, i cili përfshinë mendimin e ekonomistëve për siguri në 184 shtete të ndryshme të botës.
Kurse nga shtetet e rajonit, përveç Malit të Zi dhe Bosnjës, Kroacia zë vendin e 61-të në renditjen globale, Serbia ndodhet në vendin e 84-të, Maqedonia në të 87-tin dhe Shqipëria në vendin e 91-të.
(Kosovapress.com)

No comments:

Post a Comment