BOMBA E FYLE për qeverinë, KQZ-në dhe Kolegjin

Mbledhja e komitetit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian u bë me dyer të mbyllura dhe mund të kuptohet qartë përse. Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, shumë i irrituar iu është përgjigjur qartë deputetëve të mazhorancës. Ai ka thënë në këtë takim se sa i përket fletëve të hedhura gabim, ato janë të pavlefshme dhe këtë e ka thënë ODIHR në vitin 2007. Më qartë se kaq nuk mund të flasë një zyrtar i BE.

“Shqipëria është vendi i vetëm ku unë kam kërkuar, si Komisioner, që opozita te pyetej per zgjidhjen e planit te aksionit. Dhe une jam i shqetesuar. Jam i shqetesuar. Bëhet fjale per besueshmerine e procesit. Nese ky do ishte Plani im B, une nuk kam ne zot nje plan C. Nese ju keni nje plan D, ajo ju perket juve. Integrimi europian eshte ketu.Se treti, do t’ju lexoja raportin e 2007-es te ODIHR. Eshte shume e rendesishme, mbi perdorimin e fleteve te votimit dhe vlefshmerine e tyre”, tha Fyle. Më pas ai u ka lexuar deputetëve shqiptarë pjesët nga raporti përfundimtar i ODIHR për zgjedhjet e vitit 2007. Gazeta Tema gjeti raportin e atij viti dhe sjell pikërisht atë pjesë që u lexua nga Fyle.

“Në Tiranë, u përdoren fletë votimi me ngjyra përafërsisht të ngjashme për votime të ndryshme. Kjo çoi në pështjellim dhe mund të ketë sjellë një numër të konsiderueshëm fletësh votimi të hedhura në kutinë e gabuar të votimit dhe duke i bërë kështu të pavlefshme,” thuhet në raport në faqen 18, në pjesën ku flitet për votimin e numërimin.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment