Boks virtual për të rënë nga pesha (VIDEO)

Një universitet në Britaninë e Madhe ka krijuar një video lojë e cila ndihmon njerëzit e moshës së mesme për të rënë nga pesha duke i vendosur ata kundër një kundërshtari virtual. Raporti i Big Ideas zbuloi një gamë të gjerë të studimeve akademike që po kryhen në të gjithë vendin. Loja është vlerësuar për shpërblimet e mundshme të saj në lidhje me rënien nga pesha.
Një ekip rekrutoi 50 burra të moshës së mesme për të marrë pjesë për 12 javë në lojën virtuale, në të cilën boksieri virtual reagon ndaj gjuajtjeve të tyre, duke rezultuar në një stërvitje intensive për çdo njeri.
Ndryshe nga Nintendo Wii, pjesëmarrësit nuk mund të mashtrojnë në këtë lojë nëpërmjet lëvizjeve të kyçit të dorës apo në mënyra të tjera.
Akoma nuk ka të dhëna për hedhjen e lojës në treg. 

(albeu.com)


No comments:

Post a Comment