Bleu sende të vjedhura, arrestohet 39 vjeçari

Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e një 39 vjeçari nga fshati Gumenicë i komunës Kotë.

I arrestuari quhet Afrim Rrapaj dhe ishte shpallur në kërkim pasi kishte blerë sende të cilat kanë qenë produkt i një vepre penale dhe konkretisht vjedhjes.

Ndaj tij Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment