Bjordi dhe Adela largohen nga Shqipëria

Kanë punuar shumë për një projekt që ne të gjithë e kemi ndjekur me aq vëmendje siç ishte edicioni i dytë i “Dancing with the Stars”, i cili vijoi transmetimin për 12 javë, ku në fund fitoi aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci.

Por, natyrisht, një element i rëndësishëm që na bënte ta ndiqnim me shumë endje ishte dhe pjesëmarrja e çiftit aq të pëlqyer siç janë Bjordi Mezini dhe Adelajada Xhamani. Dy të rinjtë bënin forumin dhe strishat e mbasdites së këtij programi, duke na sjellë pak nga mbrapakuintat e VIP-ave në garë së bashku me balerinët përkatës. Është interesante në fakt të shikosh dy të rinj të cilëve u rrinë nga mbrapa gazetarë e fotografë për të mësuar gjithçka mbi jetën e tyre, t’i shohësh të bëjnë të njëjtën gjë me personazhe të njohur të ekranit. Kjo, sepse Bjordi dhe Adela e duan shumë botën e televizionit dhe gjithçka që bëjnë atyre u shijon shumë. Kjo është edhe një mundësi e mirë që të jenë në kontakt me të gjithë ata fansa që i kanë ndjekur për tre muaj qëndrimi në “Big Brother”, por që vijojnë ende të jenë kuriozë për çdo gjë që bën çifti.

Natyrisht, mbas mbarimit të “Dancing with the Stars”, ne ishim kuriozë të mësonim se cilat do të ishin angazhimet verore të Bjordit dhe Adelës. Ata gjatë kësaj kohe janë marrë me shumë projekte të tjera, të dy bashkë ose në mënyrë individuale. Këtu vlen të përmendim programe në radio, shkrime në gazeta e revista të ndryshme, projekte në ekrane që kanë mbetur ende në letër etj. Pra, mund të thuhet me plot gojë që ata kanë shumë interesa dhe pasione. Dhe, ndërkohë që ne po prisnim të mësonim se cili do të ishte hapi i radhës, ja ku na vjen një lajm që na lë pa fjalë, Bjordi dhe Adela vendosin të lënë Shqipërinë.

E themi këtë, sepse miq të çiftit na kanë rrëfyer që prej kohësh ata kishin vendosur të kalonin pushimet në Itali, por kur mësuan se ata kanë boshatisur shtëpinë ku jetonin duke e dorëzuar atë, të lë të mendosh se qëndrimi i tyre në Itali do të jetë i gjatë. Pikërisht tani që mamaja e Bjordit vendosi të kthehet në Tiranë për të qenë sa më pranë të birit, Bjordi i cili nuk pranonte kurrsesi të kthehej në Itali pasi jeta këtu i pëlqente, me sa duket ka ndërruar mendje. Të hënën, çifti është nisur në Lecco, vend ku Bjordi ka jetuar me familjen e tij për rreth 20 vite, ku jeton aktualisht edhe familja e Adelës. Më pas, ata do të bëjnë pushimet në plazhin luksoz të Sardenjës dhe me shumë gjasa pritet që të kenë ndonjë angazhim tjetër që nuk ka të bëjë thjesht me pushimet, por me ndonjë projekt të mundshëm. Në pamundësi për të kontaktuar me çiftin e sqaruar diçka, ikja e tyre duke lënë edhe shtëpinë, mbetet mister dhe të krijon idenë se ky largim fsheh diçka, e cila shpresojmë të jetë e mirë për ta.

(albeu.com)




No comments:

Post a Comment