Beyonce xhiron spot në studio për filma pornografik

Këngëtarja Beyonce gjatë një interviste ka mbetur paksa e shokuar pasi që gazetarët kishin pyetur pse kishte vendosur që spotin për këngën “Single Ladies” ta xhirojë në studio të filmave pornografik.

Në fakt, këngëtarja nuk kishte qenë në dijeni se studioja ku kishte bërë spotin ka qenë për xhirimin e filmave të pornografisë, por e ka pranuar se e tëra i është dukur e dyshimtë.

“Çdo hapësirë ishte rregulluar. Ishte paksa e dyshimtë, por vërtet nuk e kam ditur pasi që askush nuk më ka thënë”, ka thënë Beyonce.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se hapësira ku kishte xhiruar spotin ishte rregulluar “sikur xhungël”.

“Në vetë studion nuk kishte asgjë, as klimë, as kurrgjë të ngjashme, prandaj të gjithë jemi djersitur. Por, kjo në kamera dukej në mënyrë fenomenale”, ka thënë Beyonce.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment