Berluskoni: Italia është një vend m…

Për vite të tëra italianët i kanë falur atij shumë mëkate. Por tani zullumi është trashur shumë. Gazeta “La Stampa” citon sot Berluskonin që ka thënë se “Italia është një vend m…” (Questo e un paese di merda).
Madje ai ka folur edhe për mundësinë për tu larguar nga vendi, duke thënë se të mos ishte për fëmijët, do kishte shitur gjithçka e do ishte larguar. Mediat thonë se ai ka nxjerrë një vilë në shitje, ndërsa nuk është çudi që ai të largohet. Berluskoni ka në pronësi një vilë luksoze në Antigua, që vlen 22 milion euro. Antigua është një parajsë për taksat.


(ama-news.al)




No comments:

Post a Comment