Bendtner e dëshiron Interin

Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner ka thënë se dëshiron të transferohet te klubi italian, Interi.

“Nuk ka fare dyshim rreth situatës sime dhe unë jam i sigurtë 100% se do të largohem nga Arsenali”, tha Bendtner për The Daily Star Sunday from Sin City.

Raportet gjithashtu kanë njoftuar se Bendtner do të largohet nga Arsenali në drejtim të Interit pasi ai e dëshiron transferimin te skuadra Nerazzure.



(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment