Bayern Munich, pas Alexit

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Chelseas, Alex, ka njoftuar BBC Sport.
Gjiganti nga Bundesliga ka kthyer vëmendjen e tij te 28 vjeçari pasi dështoi të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për mbrojtësin Jerome Boateng.

Largimi i Alexit do të linte Branislav Ivanovicin, John Terryn dhe David Luizin si të vetmit qendërmbrojtës në Chelsea.

Klubi londinez ende nuk ka sjellë asnjë përforcim gjatë verës, pas shpenzimit të 71 milionë funteve në janar për mbrojtësin Luiz dhe sulmuesin Fernando Torres.



(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment