Bastet, Bepe Sinjori mes lotësh: Shumë gënjeshtra për mua

Ish-sulmuesi i Lacios dhe Bolonjës, Bepe Sinjori, ka deklaruar se për të janë thënë shumë gënjeshtra. Në një konferencë shtypi pas lirimit të tij, Sinjori nuk ka mundur dot që t’i mbajë lotët, para se të fillonte të fliste.

“Më kanë cilësuar si kreun e organizatës për skandalin, por nuk ekzsiton asnjë provë kundër meje. Në 50 mijë telefonata që janë përgjuar, nuk është asnjë me zërin tim. Kam pësuar një masakër meditatike, pasi janë shkruar shumë të pavërteta për mua. Mua më pëlqen që të vë baste, por ligjërisht”, ka thënë ish-sulmuesi italian, i cili është vënë në qendër të skandalit më të fundit në botën e futbollit italian.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment