Bastet, arrestohet Bepe Sinjori

Një ndër emrat më të njohur të futbollit italian, Bepe Sinjori, ka përfunduar në pranga. Së bashku me të janë arrestuar edhe 17 persona të tjerë. Ata akuzohen se kanë kondicionuar dhe manipuluar rezultatet e disa ndeshjeve në Serinë B dhe ligat më poshtë. Hetimet ndaj Sinjorit dhe të tjerëve kishin nisur prej disa muajsh. Bashkë me Sinjorin janë arrestuar edhe disa ish-futbollistë të tjerë jo aq të njohur sa ai. Ata tashmë do të akuzohen si anëtarë të një organizate mafioze.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment