Bajern në gjurmët e Hazard

Pas Çelsit, Arsenalit, Interit dhe Juventusit, për talentin e Lilës, Eden Hazard, ka shfaqur interes edhe klubi gjermen i Bajernit të Mynihut. Mediat gjermane bëjnë me dije se pas blerjes së Nojer dhe Rafinja, tashmë klubi bavarez kërkon që të përforcohet në repartin e avancuar. Megjithatë, drejtori sporti i Lilës, Fred Pack, ka thënë se 99%, Hazard do të qendrojë tek klubi francez. Hazard konsiderohet si një prej lojtarëve me të ardhme të madhe në futbollin europian dhe për këtë arsye ekipet më të mëdha janë duke u përpjekur ta blejnë atë.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment