Ashton: Situata është shqetësuese

Baronesha Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, tha se situata e në Shqipëri është shqetësuese dhe se presim një mbyllje sa më të shpejtë dhe të qetë të procesit zgjedhor.


“Në Shqipëri situata është veçanërisht shqetësuese, duam të shikojmë nisjen e dialogut të menjëhershëm dhe nisjen e reformave.”- tha ajo.

Ashton tha se pasi të përfundojë procesi, ne do të flasim me opozitën dhe qeverinë, por fillimisht, shtoi ajo, do doja të shikoja që procesi të ecte dhe të përfundonte në mënyrë transparente.




(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment