Apple sërish me akuzë kundër Samsung!

Të mërkurën, Apple ka akuzuar kompaninë rivale Samsung, për përpjekjet e kësaj të fundit për të kopjuar produktet e saj më të famshme, të cilat madje ende nuk janë paraqitur në treg, përkatësisht iPhone 5 dhe iPad 3.

Tani, duket se “gjakrat” mes Apple dhe Samsung duket të jetë nxehur edhe më shumë, pasi që Apple ka paraqitur një ankesë të re në gjykatë, me fjalë dhe akuza edhe më të rënda, sesa ato të rastit të fundit.

Në akuzën e re të Apple, thuhet se Samsung është duke imituar produktet e saj në mënyrë shumë të vrazhdë, me qëllim të kapitalizmit të suksesit të kompanisë më të madhe amerikane për momentin.

Analistët e teknologjisë thonë se gjërat mes Apple dhe Samsung po ashpërsohen edhe më tej, ndërsa për akuzën e Apple, kanë thënë se nuk mund të jetë më e ashpër se kaq.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment