Anija me 26 klandestinë kapet në Itali, vinte nga Shqipëria

Një anije me 26 klandestinë në bord është sekuestruar nga Guardia di Financa italiane pak minuta më parë. Lokalizimi dhe kapja u bë pas ndjekjes në gjirin e Salentos në Itali.

Agjencia e lajmeve AGI raportoi lajmin me të dhënat e para, ku njoftohet se mjeti lundurs vjen nga Shqipëria, por ende nuk dihet se si i ka shpëtuar rojës bregdetare dhe autoriteteve e mbushur me klandestinë.

Nuk ka njoftim për kombësinë e emigrantëve të paligjshëm por mësohet se një pjesë e mirë e tyre janë nga vendet e Lindjes së Largët.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment