Ambasadori shqiptar në Moskë: Që sot, rusët pa viza në vendin tonë

Në përpjekje për të rritur të ardhurat e saj nga industria e turizmit, Shqipëria edhe një herë prezanton një regjim pa viza për shtetasit rusë për sezonin e pushimeve të verës.

Një çështje të tillë e kanë cilësuar mediat ruse, të cilat citojnë të flasë ambasadorin shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka, të jetë shprehur rreth saj.

Sipas tij, kjo masë lehtësimi do të mbulojë periudhën prej datës 1 qershor deri në 31 tetor, pra hyn në fuqi që sot.

“Ne të heqim regjimin e vizave për sezonin e verës për t’u dhënë kështu rusëve një mundësi për të udhëtuar lirisht në vendin tonë”, tha Sokol Gjoka.

Duke shtuar se “kufizimet janë hequr jo vetëm për turistët, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera të qytetarëve, duke përfshirë edhe njerëzit e biznesit apo pjesëmarrësit në aktivitetet ndërkombëtare dhe kulturore”.

“Ne jemi duke e bërë këtë gjë për të tretin vit radhazi, dhe kjo masë ka dhënë rezultate të dukshme”, shtoi ai.

Duke pohuar madje se edhe vitin e ardhshëm, qeveria shqiptare ka ndërmend që ta ndjekë këtë traditë lidhur me raportet Rusi-Shqipëri.

“Anullimi i regjimit të vizave për shtetasit ruse për periudhën e verës është një nga aspektet kryesore të bashkëpunimit bilateral mes vendeve tona, ajo ka një ndikim pozitiv në marrëdhëniet tona.

Përmirësimi dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare e ekonomike me Rusinë, është një prioritet për Shqipërinë”, theksoi diplomati ynë në Moskë.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment