Amazon fillon me paraporositë e biografisë zyrtare të Steve Jobs

Amazon ka filluar të pranojë paraporositë për “iSteve: The Book of Jobs”, biografia zyrtare e CEO-s dhe themeluesit të Apple Steve Jobs, biografi që pritet të lansohet në Mars 2012.

Shtëpia publikuese Simon & Schuster formalisht ka lajmëruar në Prillin që shkoi se Walter Isaacson ishte duke punuar në një biografi të autorizuar nga Jobs që pritet të dal në shitje në fillim te vitit 2012.

Cmimi i librit tek Amazon është $19.80 për verzionin normal si dhe $14.99 për verzionin e Kindle. Libri mund të gjendet edhe tek Apple perkatesisht tek shërbimi iBooks me cmim $14.99.

Jobs ka qenë subjekt i një numri të konsiderueshëm biografish në të kaluaren, por libri i Isaacson eshte i pari që merr driten jeshile nga Steve, i cili është i njohur si njeri i hekurt kur bëhet fjalë për jetën e tij private.

(tech.al)

No comments:

Post a Comment