Aktori i Jackass vdiq duke ecur me 209 km/orë (FOTO)

Këto ditë bota e showbiz-it është tronditur nga vdekja e artistit 34 vjeçar, Ryan Dunn, i njohur nga seritë televizive Jackass. Policia ka bërë të ditura detaje nga aksidenti i rëndë. Sipas saj, Dunn po ecte me makinën e tij Porsche me shpejtësi 209 kilometra në orë, kur u përplas me një bordurë e fluturoi 35 metra në pyll. Atje goditi një pemë dhe makina e tij mori flakë. Shefi i policisë tha se nuk kishte parë ndonjëherë aksident më të rëndë. Trupi i tij është identifikuar nga tatuazhet. Më përpara aksidentit ai kishte postuar foto në Tëitter ku shihej duke pirë me miqtë.(gazetatema.net)


No comments:

Post a Comment