AAK: Kryeministër dorëhiqu.

Deputetët opozitarë kanë kërkuar nga kryeministri që pasi që sipas tyre ai nuk ka treguar sukses gjatë 100 ditëshit të qeverisjës së tij të dytë me Kosovën ky I funditt të ofroj dorheqjen, në mënyrë që ti lëshohet rruga një qeverisje të re.Një kërkesë e tillë ka ardhur nga shefi i grupit parlamentar të partisë së tretë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

“Prej këtu duhet t’i themi kryeministri të Kosovës, mblidhi shokët dhe jep dorëheqje. Tërhiqu, sepse Kosova po shkon drejt katastrofës. Kjo është kultura e punës, por ju lutem nëse e doni pak Kosovën, jepni dorëheqje dhe lëshoni rrugën”, ka thënë Gjini.

Gjini ka pohuar se edhe me rritjen e pagave të punëtorëve, qytetarët vetëm sa janë varfëruar, për shkak se është rritur edhe çmimi i artikujve.

Ai, poashtu ka thënë se kjo qeveri është fajtore pse Kosova ende është vendi më i izoluar në rajon.


(infosot.com)

No comments:

Post a Comment