50 Cent akuzon studion e tij regjistruese

Reperi 50 Cent ka akuzuar rëndë studion e tij regjistruese me anë të Twitterit, duke shkruar se ata po lëvizin shumë ngadalë në lansimin e albumit të ri të reperit.

Krijuesi i hitit “In Da Club”, i cili ka nënshkruar kontratë me Interscope Records, është duke punuar në albumin e pestë “Black Magic”, i cili është i gatshëm për t’u lansuar, por kjo nuk po ndodh për shkak të përplasjeve të reperit me studion regjistruese për atë se kur dhe si të lansohet.

“Ok, unë tentova të jem i ftohtë me studion time regjistruese. Unë shkova atje për t’u takuar dhe ndjeva se ata po lëvizin shumë ngadalë. Unë punova vërtet shumë në këtë album dhe unë nuk do të lejoj që ai të dalë ashtu sikur m*t. Tërë karrierën kam punuar për këtë dreq, kështu që le të zgjohen dhe le të punojnë”, ka thënë ‘fifty’. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment