442 dreka pa paguar, dënohet me burg

Një person, i cili kishte ngrënë plot 422 herë në restorantet britanike dhe më pas nuk paguante lekët, është dënuar nga ana e drejtësisë angleze që të hajë falas, por këtë herë në burg. Ai do të qendrojë 84 ditë i burgosur, për shkak të mashtrimit.

Patrick Ryan u arrestua në Blekpull, pak pasi kishte shijuar një drekë në një restorant Italian, që kushtonte 54 sterlina, por që ai si zakonisht nuk i pagoi.

Ryan përdorte gjithmonë të njëtën metodë për të mos paguar: i thoshte kamarierit që do të dal përjashta të pi një cigare dhe më pas zhdukej pa paguar llogarinë. Që të ishte i besueshëm, ai linte pjatën e ëmbëlsirës pa ngrënë.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment